Tre viktima dhe një i plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore të një dite më parë.
Rreth orës 17:00, në fshatin Zëmblak të Korçës, një burrë dhe një grua humbën jetën pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një zetor. Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla humbën jetën në vend.
Rreth orës 20:15 në zonën e Astirit në Tiranë, një 35-vjeçare me inicialet E.N., u përplas për vdekje nga një kamion teksa po tentonte të kalonte rrugën.
Në orën 20:50 një 65-vjeçar ka dalë nga rruga me motor në Himarë. Ai u dërgua drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.
Ajo çka vlen të theksohet është mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugë, duke u bërë kështu një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve rrugore.