Një akident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfishirë 5 makina.
Ka qenë një automjet tip Volkswagen ai i cili ka përplasur 4 mjetet e tjera.
Sipas News 24, nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Por edhe sa aksidente duhet të ndodhin çdo ditë që çdokush të ndërgjegjësohet dhe të bëjë detyrën që i takon?
SIGURIA RRUGORE
Siguria rrugore është një çështje e cila nuk merr vëmendjen që duhet të ketë dhe për potencialin që paraqet në shpëtimin e jetës së qytetarëve.
Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë edhe e problemeve me sinjalistikën.
Mungesa e sinjalistikës rrugore ose vendosja gabim e saj është shkak për aksidentetet rrugore.
Ka akse rrugore nacionale ku të kërkohet të ecësh me 40 km/orë kur realisht infrastruktura e lejon për 90 km/orë. Ose në disa rrugë ku është e gabuar edhe të jetë 90 km/orë pasi kanë standarde edhe për 110 km/orë.
Nxitojmë të inagurojmë, të presim shiritat por harrojmë të plotësojmë kriteret që duhet të ketë një aks rrugor.
KUR PYET POLICI NË VENDNGJARJE: KUSH KA ‘KASKO’?
Në procesverbalet e Policisë Rrugore, rrallëherë ose asnjëherë, shënohet si shkak i aksidentit telefoni, shpejtësia, këmbësorët, pija alkoolike apo rripi i sigurimit.
Sajohen arsye të ndryshme por rrallëherë jepet arsyeja e vërtetë e shkakut të aksidentit.
Shpesh, Policia ndryshon dinamikën e aksidentit, ndryshon shkaktarët dhe arrin deri aty sa pyet: “Kush ka ‘Kasko’ apo ‘Minikasko’?” duke bërë që të bjerë serioziteti i Policisë dhe përgjegjësia e shkaktarit, i cili nuk merr përgjegjësinë në aksident.
Përse një përdorues alkooli apo lëndësh narkotike nuk ndëshkohet në aksident, por faji bie mbi një të pambrojtur apo një që ka siguracionin ‘Kasko’ apo ‘Minikasko’?
Gangrena e futjes në mes të “sekserëve”
Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.
Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në spitale apo morgje ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.
Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.
Përllogaritësi i Dëmit nga AMF
I siguruari duhet të paraqitet fillimisht në kompaninë e sigurimit. Të shohë edhe si llogaritet dëmi nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare duke klikuar në “Përllogaritësi i Dëmit” në faqen zyrtare të AMF në internet https://crm.amf.gov.al/deme dhe nëse është sërish i pakënaqur atëherë le ti drejtohet gjykatës.
Dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve
Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, gjatë periudhës janar-qershor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,192 milionë lekë, ose 14.71% më pak se në periudhën janar-qershor 2021.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 2,156 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 3.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet më të mëdha për të gjitha linjat e biznesit të kompanive të sigurimit e zë pesha e madhe e kombinuar nga dëmet materiale me ato shëndetësore si pasojë e aksidenteve rrugore.
Siç shihet edhe në grafikun e publikuar nga AMF, kompania që paguan më shumë dëme në sigurimin “Shëndet dhe Aksidente” është SIGAL UNIQA, e cila krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rritur dëmshpërblimet tek klientët e saj me rreth 6% ose e përkthyer në shifra konkrete, mbi 167 milionë Lekë të rinj.
Përse duhet të sigurohemi?
Aksidentet ndodhin, ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse i ndërmarrim të gjitha hapat e domosdoshëm për parandalimin e tyre shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke rezultuar në pasoja financiare seioze.
Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, përfundon edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e përkeqëson akoma më shumë situatën.
Ndaj, përballë këtij fenomeni, qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm duke patur gjithmonë siguracionet e nevojshme.
MOS PRISNI AKSIDENTIN E RRADHËS, SIGUROHUNI TANI
LEXO EDHE: Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL