SIGAL Maqedoni e Veriut, pjesë e SIGAL Insurance Group, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2026, pagoi mbi 4.6 milionë euro dëmshpërblime.
SIGAL dëmshpërbleu rreth 5700 raste kërkesash.
Në monedhën vendase, denarin maqedon, SIGAL pagoi rreth 283.5 milionë denarë maqedonë.
I gjithë tregu maqedon, me 6 kompani në jetë dhe 11 kompani në jo-jetë, pagoi 36.8 milionë euro në 4 muajt e parë të vitit, periudha janar-prill 2026.
Të dhënat u morën nga autoriteti qendror maqedon për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve.




