33.2 C
Tirana
Tuesday, June 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro

4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në industritë e sigurimeve të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për periudhën e parë 4-mujore të vitit 2026, në çdo 5 dëme të paguara për klientët nga industria e sigurimeve në rajon, 1 u dëmshpërblye nga grupi SIGAL.

Këto të dhëna e rendisin kompaninë si mbuluesen kryesore të dëmshpërblimeve në industrinë e sigurimeve në rajon.

Në 4 muajt e parë të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare, SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro për afërsisht 23 mijë raste përfituesish në sigurimet e jetës dhe të jojetës. 95 milionë euro pagoi e gjithë industria e sigurimeve të rajonit, jetë dhe jo-jetë të marra së bashku.

Vetëm për katër muajt e parë të vitit në Shqipëri kompania SIGAL dëmshpërbleu mbi 7,000 përfitues në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës me afërsisht 9 milionë euro pagesa dëmesh.

Në Maqedoni të Veriut, grupi SIGAL dëmshpërbleu për 4 muajt e parë të vitit 2026 mbi 4.6 milionë euro për mbi 5,700 përfitues në sigurimet e jetës dhe jojetës, ose, e shprehur në monedhën vendase, rreth 283.5 milionë denarë maqedonas.

Në Kosovë, grupi SIGAL pagoi mbi 10,300 raste dëmesh me mbi 3.2 milionë euro në sigurimet e jetës dhe jojetës.

Në të tre vendet e rajonit, industria e sigurimeve përgjatë periudhës janar-prill 2026 pagoi 95.5 milionë euro dëme, nga të cilat 36.8 milionë euro u paguan në Maqedoni të Veriut, 31.1 milionë euro në Shqipëri dhe 27.6 milionë euro në Kosovë.

Afërsisht 1 në 5 dëme që industria e sigurimeve dëmshpërbleu në rajon, 18% e tyre u pagua nga SIGAL Insurance Group. 23 mijë përfitues konkretë dëshmojnë vlerën e një kontrate sigurimi me SIGAL, korrektësinë dhe përpikërinë e grupit në pagesat e shpejta dhe korrekte të dëmeve.

Të dhënat bazohen në raportet zyrtare të tre autoriteteve mbikëqyrëse në rajon, AMF në Shqipëri, BQK në Kosovë dhe AMS në Maqedoni të Veriut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat