14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret/ REL: Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Zjarret/ REL: Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore.

Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

28 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Pjesa më e madhe e zjarreve në sipërfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, sipas autoriteteve vendore, një pjesë prej tyre edhe nga pakujdesia e banorëve, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme.

LEXO EDHEVapë përvëluese dhe zjarre… Si të mbroni shtëpinë, biznesin apo makinën tuaj

REL: Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Një javë më parë, më 1 gusht, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit vendor, ku kërkoi gatishmërinë e tyre në terren për menaxhimin e situatës me zjarret.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama kishte deklaruar se “fatkeqësia natyrore na zuri të papërgatitur” dhe u zotua se do të ketë investime për Emergjencat Civile.

Por, më shumë se dy vjet më vonë, ky shërbim i rëndësishëm punon me një numër të kufizuar zjarrfikësish për numër banorësh dhe me mjete të amortizuara dhe të vjetërsuara.

Ky fakt pohohet edhe në raportin diagnostikues të Bankës Botërore mbi “Vlerësimin e përgatitjes dhe të përgjigjes ndaj emergjencave” të publikuar në maj të këtij viti, ku analizohet situata në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Sipas këtij raporti, Shqipëria është e papërgatitur për t’iu përgjigjur emergjencave civile të tilla si “tërmete, zjarre në pyje dhe rrëshqitje toke”.

Sistemit të përgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile i mungon baza operacionale për të pasur efektivitet dhe përgjigje ndërinstitucionale ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë”, vë në dukje Banka Botërore në raportin e saj diagnostikues për Shqipërinë.

Zjarrfikësit në Shqipëri me paga të ulëta

Për kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve në Shqipëri, Bledar Bajramaj, është absurde gjendja në të cilën ndodhen zjarrfikësit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai deklaroi se përveç mungesës së kushteve dhe pajisjeve për punë, zjarrfikësit shqiptarë i kanë edhe pagat të ulëta.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36 mijë lekë (298 euro), ndërkohë sipas të dhënave në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 416 euro.

Bajramaj shtoi se në disa rrethe, kushtet e zjarrfikësve janë “skandaloze, si kushte pune dhe kushte qëndrimi”.

Mjafton të marrim në konsideratë faktin që akoma në rrethe ka mjete zjarrfikëse të para 40 apo 50 vjetëve. Në shumë bashki të vendit, në raste aksidentesh që duhet t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, nuk i kanë pajisjet”, shtoi ai. /Radio Evropa e Lirë

LEXO EDHEPse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat