10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet44.5 milionë GB në 3-mujorin e parë/ Rritet përdorimi i internetit nga...

44.5 milionë GB në 3-mujorin e parë/ Rritet përdorimi i internetit nga celularët

Trafiku i internetit nga rrjetet celulare pothuajse u rrit me 42% në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se trafiku total i të dhënave arriti në 44.5 milionë GB (Gigabyte), duke vijuar rritjen vjetore me ritme mjaft të larta.
Rritja e internetit nga rrjetet celulare ka përmasa të ngjashme edhe e matur si trafik mesatar për përdorues. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, çdo përdorues shpenzoi 7.22 GB internet në muaj, me një rritje prej 40.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas AKEP, për tremujorin e parë numëroheshin afërsisht 2.06 milionë përdorues të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare, 1.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.
SIGAL ONLINE, SIGURACIONIN NGA CELULARI JUAJ
Interneti na e ka lehtësuar aq shumë jetën.
Sot, çdo kush prej nesh mund ta ketë internetin me vete përmes celularit dhe falë tij mund të mbyllim thuajse çdo problem të përditshëm si pagesat e energjisë, ujit, qirasë apo kredisë.
Por ne internetin mund ta përdorim edhe për të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ishte ndër të parat kompani në vendin tonë që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.
Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e shëndetit apo pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.
Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

 

SIGAL ONLINE, këtu për t’ua bërë jetën më të lehtë…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat