16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet385 milionë euro - Nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale/ Projektet që do...

385 milionë euro – Nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale/ Projektet që do të financohen në 2023

Një sërë projektesh pritet të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj.

Referuar listës që bashkëshoqërojnë Buxhetin 2023, parashikohet që vitin që vjen projektet të arrijnë një një vlerë totale financimi prej 45.6 miliardë lekësh ose 385 milionë euro.

Më shumë se gjysma e këtyre fondeve do të shkojë për projekte në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Ndërkohë përgjatë vitit të ardhshëm një pjesë e mirë fondesh prej 62.6 milionë euro parashikohet të shkojë për furnizimin me ujë dhe kanalizime, ku përfshihet rrikonstruksion i rrjetit të furnizimit në Bashkitë Tiranë dhe Durrës,  rrjeti i kanalazimeve në Tiranën e Madhe si dhe menaxhimi mbetjeve urbane të kryeqytetit.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar projekteve që do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të cilat janë vënë në dispozicion 49.2 milionë euro, ku një pjesë e mirë do të shkojë për rehabilitimin e lumit të Vlorës, rrugët rurale, furnizimin me ujë të zonave rurale, etj.

Po ashtu për transportin hekurudhor parashikohet që në 2023 të finacohen afro 28.2 milionë euro të cilat do të përdoren për linjën hekurudhore Shkodër-Hani i Hotit; rehabilitimin e linjës Durrës-Terminali i pasagjerëve Tiranë; ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas, dhe studim fizibiliteti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ndërsa 50.6 milionë euro janë vendosur në dispozicion për projekte të pa specifikuara që lidhen me forcat e luftimit. Ajo që vihet re është se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet zhvillimit rural, ku përfshihet zhvillimi qendrushëm i zonave rurale që financohet nga qeveria gjemane përmes GIZ si dhe programi IPARD III me një fondtotal prej 28 milion eurosh.

Për përmirësimin e sistemeve dixhitale, apo siç quhet ndryshe “e-qeverisja” janë parashikuar rreth 25.3 milionë euro.

Për përmirësimin e infrastrukturës në shendëtësi, vitin e ardhshëm do të financohen projekte me vlerë 14.3 milionë euro. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat