13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet36 milionë europianë vuajtën nga Covid i tejzgjatur

36 milionë europianë vuajtën nga Covid i tejzgjatur

36 milionë europianë vuajtën nga ‘Long Covid’ (Covid i tejzgjatur).

Këto janë statistikat e bëra publike nga drejtorit i Rajonit të Europës në  OBSH, Hans Henri Kluge.

Sipas të dhënave, një në çdo 30 banorë të kontinentit tonë është shifra zyrtare e atyre që vuajtën nga ‘Long Covid’, qëkur nisi pandemia.

Në një popullsi prej rreth 746 mln banorësh, në Europë u prekën nga Covid-19, 278 mln njerëz, nga të cilët humbën jetën rreth 2.3 mln pacientë, sipas të dhënave zyrtare të përditësuara në Qershor 2023.

LEXO EDHE: Kanceri, “pandemia e heshtur”/ Si ndikoi Covid-19 në sëmundjet tumorale

Ndërsa në nivel botëror u prekën nga Covid-19 rreth 768 mln njerëz, prej të cilëve humbën jetën rreth 7 mln banorë të globit.

Sindroma klinike e ‘Long Covid’ zakonisht është vërejtur në ato raste kur simptomat e infeksionit nga Sars Cov 2 kanë qenë kryesisht të lehta, por që kanë zgjatur rreth 6 muaj, ndërkohë që sipas mjekësisë largohet plotësisht të paktën pas një vitit nga prekja fillestare e koronavirusit.

LEXO EDHE: Sindroma Post-Vac kundër COVID-19: Çfarë dihet?

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat