9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet127 humbje jete nga COVID-19 në janar

127 humbje jete nga COVID-19 në janar

Varianti “Omicron”, përveç rritjes eksponenciale të numrit të infektimeve, gjatë muajit janar solli edhe shtim të humbjeve të jetëve.

Janari shënoi 127 fatalitete ku 97% e tyre ishin të pavaksinuar dhe një përqindje e vogël edhe të vaksinuar më dy doza.

Sipas ekspertëve, pavarësisht imunizimit, agravimi i klinikës nga variantet e covid varet nga shumë faktorë genetik dhe imunologjik të individit.

Individët me imunitet të kompromentuar për shkak të sëmundjeve që kanë kaluar apo kanë aktualisht, pëveç vaksinimit edhe me dozën përforcuese duhet të bëjnë kujdes me masat mbrojtëse dhe të reduktojnë daljet në mjediset me shumë njerëz.

Po si mund të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të familjarëve?

Në një kohë ku infektimet me COVID-19 po njohin sërish rritje, distancimi social po bëhet sërish edhe më i pranishëm ndërsa përdorimi i teknologjisë po bëhet gjithmonë e më masiv.

Frika e infektimit ka bërë që njerëzit të minimizojnë lëvizjet, ndërsa mijëra shqiptarë e kanë gjetur zgjidhjen për shërbimit inovator të SIGAL UNIQA Group Austria, “TeleShëndet”.

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Se sa të kënaqur janë klientët nga ky shërbim, e tregojnë edhe shembuj e mëposhtëm. 

“Paciente 35-vjeçar merr në telefon e alarmuar mjekun në “TeleShëndet” pasi prej 3-4 ditësh ishte me gjendje virale, tështima, djegie fyti, hundë të bllokuara dhe ditën e sotme kishte vënë re në trupin e saj njolla të kuqe të dala në formë hartash, të cilat ndryshojnë herë pas here pozicion dhe krijojnë të kruara të forta. Është hera e parë që i ndodh ndaj dhe pacientja ishte shumë e shqetësuar. Ndërkohë në video elementët e lekurës dukeshin mjaft qartë. COVID-19 e ka kaluar 1 vit me parë si dhe është e vaksinuar me 2 doza Pfizer. Nuk vuan nga semundje të tjera shoqëruese. Si fillim e qetësova duke i thënë se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi shqetësime të kësaj natyre janë të zakonshme në periudha gjatë apo pas infeksioneve virale. I rekomandova terapi me medikamente anti-alergjikë. Nëse nuk qetësohet, ditën e nesërme mund të konsultohet me një mjek alergolog…” 

TeleShëndet nga SIGAL UNIQA vlen për çdo moshë, edhe për foshnje disa muajshe. Këtë e tregon edhe rasti më i mëposhtëm.

Fëmijë 18-muajsh, 3 ditë i sëmurë me kollë, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e  zhurmshme që dëgjohet në largësi dhe temperaturë deri në 38 gradë. Që prej moshës 6 muajshe, fëmija ka patur histori të ngjashme. Në videocall, fëmija është aktiv, luan por kollitet shpesh dhe dëgjohet zhurmë në frymënxjerrje. U këshillua fillimi i mjekimit për diagnozën “Bronkiolit akut” dhe iu dhanë medikamente me nebulizim e nga goja. Nëna ishte e familjarizuar me medikamentet kështu që fëmijës iu nis kura në kohë”.

Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun. Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura. Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?

Përfitimet:

– Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

Lexo edheZgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

 Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

  • Futuni në “PlayStore” apo “App Store”.
  • Shkarkoni aplikacionin “Teleshëndet”.
  • Bëni regjistrimin duke vendosur të dhënat tuaja dhe më pas mund të komunikoni me mjekët tanë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës
  • E përdorni brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • E blini edhe fizikisht në çdo degë të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku… 

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat