5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img

112 vjet Pavarësi

28 Nëntori shënon Ditën e Flamurit për të gjithë kombin shqiptar, ndërsa Shqipëria kremton sot 112 vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të shtetit sovran.

Sot është një ditë festive për të gjithë shqiptarët, ku flamuri me shqiponjën dykrenore mbizotëron në të gjithë vendin dhe kudo ndodhen shqiptarët.

Organizimet nuk do të mungojnë as brenda dhe as jashtë kufijve, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe shumë vende tjera ku ndër të tjera nuk do të mungojnë edhe nderime për dëshmorët.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Sigurime.Online i uron të gjithë shqiptarëve, kudo ndodhen, Gëzuar 28 Nëntorin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat