20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare

100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare

Observatori i Futbollit (CISE) ka rifreskuar shifrat e vlerave te 100 futbollistëve më të kushtueshëm të globit. Të 100 futbollistët në total kanë një vlerë prej 7.4 miliardë dollarësh, bazuar në vlerësimet e observatorit, me më të kushtueshmin e kësaj liste, Kylian Mbappe, që vlen diçka më shumë se 200 milionë euro. Bëhet fjalë për vlerën në “treg” të kartonit të tyre, si ofrues shërbimi.

7.4 miliardë euro, që vlejnë 100 futbollistët më të kushtueshëm të globit sot, përfaqëson pak më shumë se gjysmën e asaj që prodhon e gjithë ekonomia shqiptare në një vit, më saktësisht rreth 53% të totalit.

“Scan Intel” i ka analizuar shifrat në hollësi, për t`i dhënë një nuancë tjetër peshës që ekonomia shqiptare ka, dhe asaj që prodhon në një vit, por edhe për të ilustruar me disa shifra se çfarë vlere ka një sport si futbolli, i cili prej dekadash tashmë përfaqëson jo vetëm një sport apo argëtim, por një industri të mirëfilltë.

Ky këndvështrim disi tjetër i shifrave “shënjestron” jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e tjera të Europës, për të kuptuar edhe krahasimin me të tjerët, nëpërmjet shifrave.

Gjermania është ekonomia më e madhe në kontinentin e vjetër; 0.29% të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, dhe 0.3% të ekonomisë së Francës në një vit.
Me një normë nën 1% ndjekin me radhë Italia, Rusia, Spanja dhe Holanda.
Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet e 8-ta nga fundi, ndërsa Kosova e 3-ta nga fundi. 100 futbollistët më të kushtueshëm të globit sot, vlejnë më shumë se i gjithë prodhimi ekonomik i Kosovës në një vit, më saktë 104%.

Si pasojë e përmasave të vogla të ekonomisë së tyre, dy vendet e fundit në këtë renditje jo tipike, mbahen nga Mali i Zi dhe Andorra, me 166% dhe 251% respektivisht.

Vlera e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, mbi PBB e secilit shtet

LEXO EDHE: Kampionët i besojnë SIGAL UNIQA-s/ Sigurimi për Sportistët, partneri juaj për një karrierë të suksesshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat