15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 kompanitë ajrore më të sigurta për të fluturuar, një kompani sigurimi...

10 kompanitë ajrore më të sigurta për të fluturuar, një kompani sigurimi më e mira për të udhëtuar

Kur flitet për të udhëtuar në avion, siguria shpesh merret si e mirëqenë.

Në fund të fundit, pse të ngjiteni në një tub të madh prej metali dhe të fluturoni në qiell, nëse nuk është me të vërtetë i sigurt?

Dhe nuk ka dyshim se të fluturosh me avion, është, duke u mbështetur në statistika, një mënyrë jashtëzakonisht e sigurt, për të udhëtuar.

Por siguria në avion nuk lidhet vetëm me incidentet.

Një studim i AirlineRatings.com, për shembull, i klasifikon kompanitë ajrore duke marrë parasysh faktorë si mosha e flotës, niveli i trajnimit të pilotëve dhe masat paraprake, si dhe numrin e viktimave dhe “incidenteve serioze” në bord.

Studimi i këtij viti mbi “kompanitë ajrore më të sigurta” të AirlineRatings.com analizoi thuajse 400 kompani dhe në vendin e parë renditet Qantas!

E njohur për flotën e re dhe masat rigoroze të sigurisë, Qantas i rrëmbeu vendin e parë, kompanisë fituese të vitit të kaluar, Air New Zealand, e cila u rendit e dyta. Në vend të tretë, Etihad Airways.

Ky është klasifikimi i dhjetë kompanive ajrore më të sigurta në botë, sipas AirlineRatings.com.

  1. Qantas
  2. Air New Zealand
  3. Etihad Airways
  4. Qatar Airways
  5. Singapore Airlines
  6. TAP Air Portugal
  7. Emirates
  8. Alaska Airlines
  9. EVA Air
  10. Virgin Australia/Virgin Atlantic

Por përveç linjës ajrore që zgjidhni për të fluturuar, e rëndësishme është edhe zgjedhja e kompanisë së sigurimit për tu siguruar.

Dhe nëse flasim për Shqipërinë, SIGAL UNIQA Group Austria është zgjedhja e parë për çdo qytetar që dëshiron të udhëtojë jashtë vendit.

Ky fakt konfirmohet edhe nga raporti më i fundit i AMF për periudhën janar-nëntor 2022, ku SIGAL UNIQA rënditet kompania e sigurimit më e besuar dhe që paguan më shumë dëme sa i përket produktit “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.

Përveç shumë mbulimeve që ofron SIGAL UNIQA, përfshirë këtu edhe mundësinë e anullimit apo të pasurit të mjekut me vete falë “TeleShëndet”, tashmë siguracionin “Shëndet në Udhëtim” mund ta blini edhe online në www.sigal.com.al. Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi,

SIGAL UNIQA Group Austria, Udhëtojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat