18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Elbasan-Librazhd, automjeti bie në lumin Shkumbin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, automjeti bie në lumin Shkumbin

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Shkumbinit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi duke bërë që mjeti të përfundojë në lumë.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është nxjerrë dhe nuk ka viktima. Në vendin e ngjarjes ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat