26.8 C
Tirana
Wednesday, June 3, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me vdekje në Lezhë, TPL-ja mund të dëmshpërblejë familjen e viktimës

Aksident me vdekje në Lezhë, TPL-ja mund të dëmshpërblejë familjen e viktimës

Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, pasi motori që ai drejtonte u përplas me një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, i riu nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas legjislacionit shqiptar për sigurimin e detyrueshëm motorik, nëse drejtuesja e automjetit rezulton shkaktare e aksidentit, familjarët e viktimës kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga polica TPL e mjetit përgjegjës.

Ligji parashikon mbulimin e dëmeve pasurore dhe jopasurore që vijnë si pasojë e vdekjes së një personi në aksident rrugor. Bashkëshorti, fëmijët dhe prindërit e viktimës mund të përfitojnë dëm moral dhe dëm ekzistencial, ndërsa në raste të caktuara mund të kompensohet edhe humbja e të ardhurave që viktima siguronte për familjen.

Për mjetet e zakonshme, kufiri minimal i përgjegjësisë së siguruesit për dëmet ndaj personave arrin deri në 55 milionë lekë për një ngjarje sigurimi, ndërsa kufiri për çdo person të dëmtuar është deri në 22 milionë lekë.

Familjarët duhet të paraqesin kërkesën për dëmshpërblim pranë shoqërisë së sigurimit të mjetit shkaktar. Sipas ligjit, kompania e sigurimit ka afat deri në 90 ditë për të trajtuar kërkesën.

Në rast se kompania nuk përgjigjet brenda afatit ose familjarët nuk bien dakord me vlerën e ofruar, ata kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim më të plotë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat