25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë referohet si ngjarje aksidentale. Kush i...

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë referohet si ngjarje aksidentale. Kush i paguan dëmet?

Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nisharakut.

Policia bën me dije se, po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit.

Mësohet gjithashtu se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9.

Kush do ti paguajë dëmet?

Zjarri në fjalë na rikujtoi edhe një herë se sa e rëndësishme është që prona jonë të jetë e mbrojtur dhe e sigurtë.

Ne nuk mund të parandalojmë zjarret, tërmetet e ngjarje të tjera aksidentale, por ne kemi në dorë kontrollin e veprimeve tona, për të mbrojtur jetën dhe pronën tonë.

Përgjegjësia për mbrojtjen e pronës, është e jona, dhe se Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë është një investim për pasurinë tonë, jo një shpenzim.

Në rastin konkret, çdo banesë e siguruar do të dëmshpërblehet për dëmin e pësuar pa qenë nevoja që pronari i saj të sorollatet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Çfarë është Sigurimi i Pronës nga Zjarri?

Ky siguracion mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulime nga rreziqe shtesë, si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Si mund ta blini këtë siguracion? Pranë çdo dege të kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA në qytetit ku banoni.

Ose ONLINE në www.sigal.com.al.

Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat