21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri dhe shembja e vinçit le 6 të plagosur dhe dëme të...

Zjarri dhe shembja e vinçit le 6 të plagosur dhe dëme të konsiderueshme/ Kur ndodh në New York, mendoni në Shqipëri…

Një pjesë e një vinçi ndërtimi në qendër të New York është shembur mbi një ndërtesë pranë tij në Manhattan pas një zjarri që shpërtheu në lartësi.

Zjarri i orës 7.30 të mëngjesit shpërtheu në krahun e vinçit pranë “10th Avenue”.

Foto e video nga incidenti tregonin vinçin duke u djegur për disa momente, duke lëshuar shtëllunga tymi të zi.

Zyrtarët thanë se operatori i vinçit ishte duke ngritur një sasi betoni dhe kur pa zjarrin pranë kabinës së tij tentoi ta shuante.

Por disa momente më vonë krahu u vinçit u këput, duke u përplasur në ndërtesën ngjitur e më pas duke rënë në rrugë.

Teksa binte, njerëzit poshtë tij vraponin për të shpëtuar mes copave të mbetjeve që binin nga lart.

Katër civilë dhe dy zjarrfikës pësuan plagë të lehta por ngjarja mund të kishtep asur pasoja më të rënda, thanë zyrtarët e New York.

Operatori i vinçit gjithashtu shpëtoi pa lëndime.

Zyrtarët thanë se do të hetonin njerëzit e përfshirë në operimin e vinçit dhe për të kuptuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Por kur një incident i tillë ndodh në zemër të New York-ut, mendoni pak çfarë mund të ndodhë në Shqipëri?!…

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (CAR)

Ndërtimi është proçes i ndërlikuar e i rrezikshëm dhe ekspozon menaxhimin ndaj shumë rreziqeve që mund të shkaktojnë papritur vonesa dhe detyrime të kushtueshme të projekteve duke ulur ndjeshëm fitimet. Nuk është gjithmonë e lehtë të identifikosh shkakun e saktë ose palët përgjegjëse në rast dëmi, gjë që shpesh çon në procedura të gjata dhe të kushtueshme ligjore.

Nëse ndërtesa nuk ka përfunduar ende, situata shpesh vështirësohet edhe më shumë, sepse kantieri nuk po përparon dhe ka kosto shtesë.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (CAR) është I nevojshëm për të parandaluar ndërprerjet dhe vonesat në projektet tuaja të ndërtimit.

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave.

Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Të gjithë mund të gabojnë. Madje edhe profesionistët më të mirë. Por ka gabime që kalohen shpejt, ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Sigurohuni dhe mos rrezikoni investimin tuaj.

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

LEXO EDHE: Objektet me kosto mbi 1 milionë $/ Sigurimi i Përgjegjësive, i detyrueshëm për të gjitha hallkat në sektorin e ndërtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat