18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetObjektet me kosto mbi 1 milionë $/ Sigurimi i Përgjegjësive, i detyrueshëm...

Objektet me kosto mbi 1 milionë $/ Sigurimi i Përgjegjësive, i detyrueshëm për të gjitha hallkat në sektorin e ndërtimit

Përmes një vendimi të miratuar më datë 27 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës ka bërë të detyrueshëm sigurimin e përgjegjësive për të gjitha hallkat e përfshira në sektorin e ndërtimit, duke nisur nga projektuesit, te zbatuesit, deri dhe te vetë ndërtuesi për rastet e objekteve me kosto mbi 100 milionë lekë apo 1 milionë dollarë.

Për rastet e projektuesve dhe zbatuesve të punimeve, kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit.

Ndërkohë që Zhvilluesi, si person fizik apo juridik, do të jetë i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milionë lekë.

Në rastin e projektuesve shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën dëmet e mëposhtme:

Së pari, çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm të projektimit të ri, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e gabimeve në projektim;

Së dyti, kostot shtesë që mund të lindin për zhvilluesin, si pasojë e gabimeve në projektim gjatë zbatimit të projektit.

Në rastin e zbatuesve, shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm për kryerjen e punimeve të reja, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e zbatimit të punimeve në kundërshtim me kontratën përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, me dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon veprimtarinë e ndërtimit.

Ndërsa në rastin e zhvilluesit, shuma e sigurimit llogaritet në përqindje ndaj preventivit të punimeve të zbatimit për kostot e llogaritshme, pa vlerën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo vlerë do të jetë jo më shumë se 15% e vlerës së preventivuar të punimeve.

VKM E PLOTË

Çfarë ofron konkretisht kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, për sektorin e ndërtimeve?

 Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit në lidhje me dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në formularin e policës dhe që përfshin:

  1. Dëmtimet trupore: vdekja, plagosja, humbja e aftësisë për punë, të një ose disa personave;
  2. Dëmet pasurore: dëmi fizik ose shkatërrimi i pasurisë së prekshme që nuk është në pronësi ose posedim të të siguruarit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Kufirin e dëmshpërblimit për çdo shumë ose shuma për të cilat i Siguruari mund të bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar, të cilat rrjedhin nga ndonjë kërkesë për dëmshpërblim bërë për herë të parë ndaj tij gjatë periudhës së përcaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë veprimi neglizhues, gabimi ose mosveprimi (kryer ose pretenduar të jetë kryer gjatë periudhës së mbulimit në sigurim sipas kësaj police, në se ka të tillë por pas dates retroaktive) në drejtimin dhe zbatimin e veprimtarive të të Siguruarit ose punonjësve të tij të përcaktuar në Formular;

LEXO EDHE: “Duajeni profesionin tuaj por edhe sigurojeni atë”, Ardit Gjebrea: Vetëm në SIGAL UNIQA

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës.

Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit (10 year Builder Liability Insurance)

Për Kompanite me aktivitet ne fushën e ndërtimeve, Ligji percakton 2 siguracione te detyrueshme sipas 2 VKM-ve per Pergjegjesine e Ndertuesit:

–           VKM 693, date 02.10.2019 => kur bëhet kolaudimi i pallatit që të nxirret certifikata e përdorimit ose në rast rikonstruksioni / shtesë të një objekti ekzistues dhe dokumentacioni që duhet është:

– Vlera e situacionit përfundimtar

– Raporti tekniko – ekonomik ose Lejet e ndërtimit

– Fotografi të objektit

– Kur bëhet transferimi / kalimi i pronësisë nga ndërtuesi te blerësi përfundimtar nevojiten:

– Kontrata e shitjes te noteri

– Fotografi të objektit

Garanci Oferte

Është produkt i domosdoshëm për pjesëmarrësit në tender dhe është garantimi i palës ofertuese për paraqitjen pranë Autoritetit Kontraktor.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA paguan Autoritetin Kontraktor nëse plotësohet njëri nga kushtet e mëposhtme:

  • Ofertuesi e ka tërhequr ose ka ndryshuar ofertën, pas afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose para afatit përfundimtar, nëse është përcaktuar kështu në dokumentat e tenderit;
  • Ofertuesi ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së prokurimit kur autoriteti kontraktor e kërkon një gjë të tillë;
  • Ofertuesi nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës, ku oferta është shpallur fituese ose nuk ka plotësuar ndonjë kusht tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së përcaktuar në dokumentat e tenderit.

Garanci Kontrate

Është produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme.

Në këtë mënyrë,  nëse i siguruari nuk përmbush kushtet e kontratës brenda afatit të caktuar, Siguruesi i paguan Autoritetit Kontraktor cdo shume te paraguar nga Kontraktuesi i punimeve me kusht që kjo kërkesë të përmendë mos-përmbushjen e kushteve të kontratës.

Shuma e Garantuar ulet ne perpjestim me realizimin e punimeve ne perputhje me ligjet dhe udhezimet e vendosura nga Agjensia e Prokurimit Publik dhe Shteti Shqipetar.

Garanci Paradhënie

Është produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme.

Çdo firmë mund të marrë paradhënie nga Autoriteti Kontraktor për zbatimin e kontratës dhe për çdo shumë që i paguan kontraktuesit, ky autoritet i kërkon një garanci.

Në këtë mënyrë, nëse i siguruari nuk përmbush kushtet e kontratës, pra nuk realizon punimet (situacionet) për shumën e paradhënies së marrë nga Autoriteti Kontraktor brenda afatit të caktuar, apo shoqëria falimenton, Siguruesi i paguan Autoritetit Kontraktor çdo shumë të papaguar (të parealizuar) nga kontraktori brenda limitit të përcaktuar në garanci.

Garanci Cilësie (Mirëmbajtjeje)

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA e ofron këtë shërbim për të garantuar se një firmë ndërtimi, shërbimi etj do të kryejë punimet materiale sipas cilësisë së kontraktuar, konstruksionit apo funksioneve deri në përfundimin e objektit apo projektit.

Në çdo rast difekti, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA garanton zëvendësimin e materialeve apo të punimeve të rezultuara jashte standartit të kontratës deri në shumën e përcaktuar në garanci.

Të gjitha këto rreziqe e bëjnë të domosdoshme të pasurit e një partneri, të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ju mundëson që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më të sigurt së bashku

Për çdo informacion shtesë, shkruani në: [email protected]

ose WhatsApp: +355 68 60 62 829

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat