14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret në vend, Ponari: Dëme të konsiderueshme, por asnjë i siguruar

Zjarret në vend, Ponari: Dëme të konsiderueshme, por asnjë i siguruar

Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës dhe shëndetit.

Kreu i Shoqatës së Siguruesve në Shqipëri dhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, në një intervistë për MCN TV, është shprehur se, shqiptarët nuk e kanë kulturën që të sigurojnë shtëpitë dhe pronat e tyre.

I nxitur nga situata më e fundit me zjarret në vend, ku nuk mungojnë as viktimat, Ponari shprehet se, nga 700 banesa që janë shkrumbuar nga flakët asnjëra nuk ka qenë e siguruar ndërsa shton se reflektimi qytetar mbetet në nivele minimale.

Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 35 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha dhe shumë të konsiderueshme dhe fatkeqësisht asnjëra nuk është e siguruar.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, është shprehur kryetari i Shoqatës së Siguruesve në vendin tone dhe Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Duke u ndalur te Sigurimi Privat i Pronës, kujtojmë se kompania lider në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për qytetarët paketat më të mira në treg dhe u përgjigjet klientëve të saj në kohë reale.

Ndër shembujt më të mirë për këtë fakt janë Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri Skampa në Elbasan, dy godina të shkrumbuara nga zjarret por që falë SIGAL u kthyen në gjendjen e mëparshme në kohë rekord.

SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhe 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.

I) Çfarë përfshin Sigurimi i Pronës nga SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasuritë e paluajtshme qofshin ato apartamente, vila apo biznese.

Çfarë rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar si pasojë e Tërmetit, Zjarrit, Rrufesë, Shpërthimit, Përmbytjes, Stuhisë, Vjedhjes, Thyerjes së xhamave, Akteve terroriste, Grevave, Trazirave civile, etj.

Sa kushton SIGURIMI I SHTËPISË?

Çmimi i Sigurimit të Shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje pasi kushton vetëm 1 euro për m/2.

Nëse shtëpia juaj është 60 m2, atëherë ju do të paguani vetëm 65 euro në vit për sigurimin e saj dhe SIGAL UNIQA Group Austria do t’ju dëmshpërblejë për çdo dëm të mundshëm.

Ne në Shqipëri kemi shembullin konkret të atyre familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit 2019.

2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

SIGAL UNIQA pagoi rreth 16 milionë euro dëme dhe ishte në gjendje të paguante edhe më tepër nëse numri i paketave të sigurimit do të ishte më I lartë.

 

II) Si dhe ku mund ta blini Sigurimin e Pronës?

  1. a) Hap celularin tani ose kompjuterin. Futu tek www.sigal.com.al dhe shko tek kategoria Pasuri & Garanci. Në krye ju del sigurimi i pronës.

Llogarite vetë çmimin e sigurimit të shtëpisë duke vendosur të dhënat (Qytet, zone dhe metrat katrorë) dhe BLI ONLINE sigurimin. Në pak çaste siguracioni do të mbërrijë në e-mailin tuaj.

b) Mund të paraqiteni në një prej pikave SIGAL në të gjithë Shqipërinë.

 

c) Ose të kontaktoni në numrin WhatsApp 068 60 62 829 dhe një nga specialistët tanë do t’ju kontaktojë menjëherë.

III)  Paketa e Personalizuar

Përveç mbulimeve që ofrojnë paketat bazë të ofruara nga SIGAL UNIQA klienti mund të kërkojë mbulime shtesë, në varësi të rreziqeve që ai I konsideron të rëndësishme ndaj të cilave, sipas tij, prona e tij mund të jetë më e rrezikuar si permbytja  rrjedhja e tubacioneve, vjedhja etj.

IV) Kush mund të sigurojë pronën?

Çdokush që posedon një pronë mund ta sigurojë atë, qoftë apartament, vilë, biznes apo garazhd.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat