11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 këshilla si të kujdesemi për shëndetin gjatë dimrit

10 këshilla si të kujdesemi për shëndetin gjatë dimrit

Dimri është stina për të forcuar sistemin imunitar dhe për të ushqyer trupin tonë. Ngrënia e ushqimeve të ngrohta, gjumi i mirë dhe qëndrimi aktiv janë disa aspekte të rëndësishme për të qenë të shëndetshëm gjatë dimrit.

Nëse dëshironi të mos sëmureni dhe të shmangni antibiotikët dhe ilaçet e tjerë, ndiqni këshillat e mëposhtme:

  1. Ushqimi i shëndetshëm

Konsumimi i ushqimeve të ekuilibruara, duke përfshirë drithërat, mish pa dhjamë, peshk, shpendë, bishtajore, arra dhe fara, barishte dhe erëza, si dhe shumë fruta dhe perime të freskëta janë thelbësore për të forcuar sistemin imunitar. Nevojiten ushqime të pasura me vitaminë C, pasi ajo ndihmon në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe për të mbajtur trupin tonë të shëndetshëm.

  1. Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është një aspekt i rëndësishëm për të mbajtur trupin në formë gjatë gjithë dimrit. Rutina e përditshme e çdo lloj aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të forconi sistemin imunitar duke përmirësuar mbrojtjen kundër sëmundjeve sezonale si gripi apo ftohja.

  1. Problemet me lëkurën

Një ndër rreziqet e dimrit është dhe lëkura e dëmtuar. Moti i ftohtë dëmton lëkurën duke rezultuar në lëkurë të thatë dhe kruarje, buzë të plasaritura dhe thembra të çara. Kujdesi për lëkurën në dimër duhet të përfshijë hidratimin, aplikimin e kremrave mbrojtës dhe rritjen e marrjes së ujit.

  1. Uji

Pini sasinë e nevojshme të ujit çdo ditë dhe qëndroni të hidratuar. Uji ndihmon në pastrimin e sistemit tonë dhe largimin e toksinave, bartjen e lëndëve ushqyese në qelizat e trupit si dhe ndihmon në balancimin e lëngjeve të trupit.

  1. Gjumi

Gjumi është faktor i panegociueshëm për ruajtjen e shëndetit të mirë. Një sasi e mirë gjumi ndihmon në mbajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm, eliminon kortizolin, hormonin e stresit dhe djeg kalori.

  1. Higjena

Mbajtja e një higjienë të mire gjatë stinës së dimrit, padyshim parandalon përhapjen në masë të viruseve. Lani duart shpesh, përdorni maskë në ambjente të populluara, dezifektoni dhe ajrosni ambjente ku rrini ose punoni, etj.

  1. Pakësoni duhanpirjen

Pirja e duhanit e bën individin të ndjeshëm ndaj infeksioneve të frymëmarrjes në dimër, ndaj lënia apo rrallimi i tij ndihmon sistemin e frymëmarrjes.

  1. Vitamina D

Dilni në natyrë dhe zhytuni në diell të ngrohtë, trupi ynë ka nevojë për vitaminë D, e cila është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe imunitetit. Vitamina D gjithashtu kërkohet për të rregulluar gjendjen shpirtërore.

  1. Veshjet

Vishni rroba me përmbajtje leshi ose kashmiri për t’ju mbajtur ngrohtë kur dilni jashtë.

  1. TeleShëndet

“TeleShëndet” është aplikacion, i cili nëse shkarkohet në celularin tuaj, ju mundëson të komunikoni kur dhe sa të dëshironi me mjekë të licensuar për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron:

  • Komunikim audio dhe video me një mjek të licensuar, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm dhe online, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
  • Merrni një recetë mjekësore online

Përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh të tjera si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Përfitoni zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet

Si shkarkohet “TeleShëndet” në celularin tuaj?

Hyni në Playstore apo Appstore, shkruani Teleshëndet në rubrikën “search”. Instaloni aplikacionin dhe hyni për t’u rregjistruar dhe për të krijoni profilin tuaj personal. Më pas mund ta blini në çdo degë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose ONLINE në teleshendet.al.

Jini të kujdesshëm ndaj shëndetit tuaj dhe shijojeni magjinë e dimrit në maksimum.

LEXO EDHE: Garanci për mbi 1.2 milion klientë/ SIGAL UNIQA, më e madhja dhe më e besuara edhe në Sigurimin e Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat