19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Vrapo për Paqen"/ 2500 vrapues nga e gjithë bota, Maratonës së Tiranës...

“Vrapo për Paqen”/ 2500 vrapues nga e gjithë bota, Maratonës së Tiranës nuk i mungon as Grupi SIGAL

Maratona e Tiranës 2022 u rikthye jëtë të diel si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve nga e gjithë bota.

Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar. Ndërsa zgjat nga ora 09:00 deri më 20:00.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, është sponsore zyrtare e Maratonës së Tiranës 2022 duke dashur kështu të japë edhe mesazhe të forta për komunitetin dhe kryesisht të rinjve sa i përket rolit të sportit në shoqëri.

Kjo Maratonë ka një rëndësi të veçantë për Grupin SIGAL, pasi përveç mbështetjes financiare për evente të tilla, nxit te stafi dhe klientët e tij një jetesë të shëndetshme, ashtu siç është edhe sllogani i kompanisë “Jetojmë më mirë së Bashku”.

Për këtë arsye, përveç Maratonës së Tiranës, SIGAL UNIQA është gjithmonë në mbështetje rë evenimenteve me karakter sportiv, social e kulturor, nën frymën e një prej shtyllave kryesore të kompanisë, “Përgjegjësisë Sociale” dhe nën kujdesin e veçantë të vetë presidentit të Grupit, z. Avni Ponari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat