26.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEMRI/ Aksident tragjik te Ura e Tapizës, ndërron jetë 43-vjeçari

EMRI/ Aksident tragjik te Ura e Tapizës, ndërron jetë 43-vjeçari

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur në vedin e quajtur “Ura e Tapizës”, ku automjeti tip “Honda” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni.

“News 24” raporton se për pasojë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani që po drejtonte mjetin. Viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti që i mori jetën.

Informacion paraprak i Policisë:

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat