13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViroza dhe Covid/ Fundi i gushtit shton problemet shëndetësore

Viroza dhe Covid/ Fundi i gushtit shton problemet shëndetësore

Fundi i gushtit, ku lëvizjet janë shtuar për shkak të hyrje daljeve të turistëve, por dhe temperaturat e larta kanë shtuar problematikat shëndetësore tek qytetarët.

Problemet kardiake dhe viroza të shumta në qarkullim kanë shtuar fluksin nëpër qendra shëndetësore.

“Kam pasur tension të lartë, 20-21, nga veshkat”, tha një i moshuar.

Mjekët thonë se ka shumë viroza në qarkullim, por edhe Covid paralelisht çka e ka rënduar situatën shëndetësore.

“Është e lidhur jo vetëm më temp e larta por edhe me hyrjet e daljet e emigrantëve. Pacientët me Covid 19 kanë referuar dhimbje koke, dhimbje fyti, temperatura që varion nga 37-38 gradë celsius dhe dobësi të përgjithshme”, tha për Top Channel Dr. Blerta Berberi.

E njëjta situatë është dhe tek fëmijët e vegjël të cilët shfaqin më së shumti probleme të aparatit tretës dhe atë të frymëmarrjes.

LEXO EDHE: Virozat e stinës, fluks nëpër spitale/ Pse çdo familje duhet të ketë aplikacionin “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat