14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia sërish në flakë, një viktimë afër Athinës

Greqia sërish në flakë, një viktimë afër Athinës

Greqia është përfshirë sërish nga flakët.

Mediat helene shkruajnë se është gjetur i pajetë trupi i një bariu në një zonë pyjore në afërsi të Athinës.

Bariu është përpjekur të shpëtojë kafshët nga zjarri, por dyshohet se është asfiksuar nga tymi.

Për të shuar zjarret në zonë janë të angazhuar 52 zjarrëfikës, 16 automjete, 2 avionë dhe një helikopter.

Ndërkohë në rajonin e Thrakisë, në Greqinë verilindore, pranë Aleksandropolisit, zjarri i rënë tri ditë më parë vijon në mënyrë të pakontrolluar, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin drejt Parkut Kombëtar Dadia, i cili pësoi dëme të mëdha nga zjarri vitin e kaluar.

LEXO EDHENga SHBA në Europë, bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Si të mbrojmë banesën, biznesin dhe makinën tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat