6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon të rritet numri i infektimeve me Covid-19/ 2 viktima dhe 451...

Vijon të rritet numri i infektimeve me Covid-19/ 2 viktima dhe 451 raste të reja

Vijon të rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 451 raste të reja pas 5135 testime. Sërish kryeqyteti ka numrin më të madh të infektimeve me 141 te prekur.

53 janë në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës. Të prekur ka thuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Në spitale po marrin trajtim 54 persona. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat