21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeVIDEO/ Zhytësit filmojnë për herë të parë kallamarin gjigand

VIDEO/ Zhytësit filmojnë për herë të parë kallamarin gjigand

Dy zhytës japonezë së fundmi arritën të kapnin imazhe të rralla të një kallamari gjigant  2.5 metra që notonte në brigjet perëndimore të arkipelagut japonez.

Yosuke Tanaka dhe gruaja e tij Miki, instruktorë zhytjeje në Toyuka, prefektura Hyogo, në Japoninë perëndimore , u lajmëruan nga një shitës mjetesh peshkimi që kishte parë kallamarin gjigant pranë sipërfaqes së detit në një gji, dhe u nisën me varkë për ta gjetur atë.

“Aty ishte, një kallamar i madh ,” tregoi Tanaka.

“Nuk kishte shkathtësinë e shumë peshqve dhe krijesave të detit”, shtoi ai. “Tentakulat dhe pendët e tij po lëviznin shumë ngadalë”.

Kallamari dukej i dobët dhe lëkura e tij dukej se po zhvishej në disa vende, vërejti zhytësi.

Madhësia e kallamarit dhe sytë e tij të mëdhenj ishin tronditëse, dhe Tanaka tha se duke e parë atë e bëri të imagjinonte se sa i fortë duhet të jetë një kallamar për të sulmuar një balenë.

“Unë mund të shihja tentakulat e tij duke lëvizur. Mendova se do të ishte e rrezikshme të më kapte dhe të më merrte kjo krijesë,” vazhdoi ai.

Dihet se kallamarët gjigantë jetojnë pranë brigjeve të Japonisë  dhe ndonjëherë disa dalin në brigjet e saj, por është shumë e rrallë t’i shohësh duke notuar në det.

“Ishte emocionuese. Mendoj se pak gjëra janë më të rralla se kjo pamje”, tha Tanaka, duke shtuar: “Kam dëgjuar që nuk dimë shumë për këtë krijesë. Do të isha i lumtur nëse kjo na ndihmon të mësojmë më shumë.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat