14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Makina bie nga ura, humb jetën shoferi

VIDEO/ Makina bie nga ura, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën një 53-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Polenë, ku sipas burimeve një automjet i drejtuar nga shtetasi Artan Pishtari, banues në Voskopojë, për arsye ende për t’u sqaruar ka rënë nga një urë duke përfunduar në lum.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë dhe makinës nga uji është dashur ndëryrja e forcave zjarrfikëse.

Po mbrëmjen e djeshme një tjetër aksident u regjistrua këtë herë në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ndodhi në zonën industriale të qytetit liqenor ku si pasojë e një përplasjeje me një automjet, një çiklist përfundoi në spital i dëmtuar rëndë.

Sipas forcave të rendit, rreth orës 18:50 mjeti tip Benz i drejtuar nga një i ri me inicialet A.K. pas përplasjes me 32-vjeçarin A.V i cili po qarkullonte me biçikletë në lagjen nr.1, , nuk ndaloi dhe tentoi t’i ikte përgjegjësive.

Drejtuesi i mjetit u identifiku dhe u ndalua nga policia dhe po kryen ndërkohë veprimet e mëtejshme procedurale.

LEXO EDHEVala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat