16.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

SIGAL Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase regjistroi një fitore bindëse në finalen e mbrëmshme ndaj Trepçës.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 73-54.

Më të mirët në triumfin e SIGAL Prishtinës ishin Derrick Wilson me 18 pikë dhe Dustin Thomas me 16 sosh. Ndërsa te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 12 pikë.

Ndeshja u shoqërua me përplasje mes tifozerive dhe zyrtarët e ndeshjes pastaj vendosën për zbrazje të pallatit të sportit ndërsa pjesa e dytë e ndeshjes u zhvillua pa praninë e tyre.

Ky është trofeu i tetë i Superkupës për Sigal Prishtinën.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL Prishtina ka për sponsor gjeneral kompaninë më të madhe të sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Falë kësaj mbështetjeje ekipi nga Prishtina është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar jo vetëm në basketboll por edhe në shumë disiplina të tjera.

LEXO EDHE“SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”, nënshkruhet në Kosovë marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat