15.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Vendi i Shqiponjave"/ “Que’! Madrid”: Zbuloni Shqipërinë e egër

“Vendi i Shqiponjave”/ “Que’! Madrid”: Zbuloni Shqipërinë e egër

Shqipëria është një perlë e vërtetë për t’u zbuluar në zonën e Ballkanit.

Kështu i fton revista spanjolle “Que’! Madrid” turistët të vizitojnë vendin tonë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë e izoluar prej disa dekadash, por me rënien e periudhës së komunizmit vendi ynë po bëhet një destinacion mjaft popullor në mesin e udhëtarëve të huaj.

E njohur si Vendi i Shqiponjave, Shqipëria ka një vijë bregdetare 362 kilometra që laget nga deti Adriatik dhe Jon. Një nga veçoritë e saj është peizazhi i pacënuar që ofron një natyrë te egër dhe të virgjër.

Natyra dhe peizazhet e saj janë mjaft tërheqëse, ku mund të zbuloni relieve malore dhe liqene spektakolare”, shkruhet në artikull.

Udhëtarët do të kenë mundësinë të vizitojnë qytetet historike si Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, të shpallura si vende të trashëgimisë botërore nga UNESCO për veçantinë e tyre arkitekturore, artistike dhe kulturore.

Revista spanjolle thekson se, turistët mund të zgjedhin të vizitojnë qytetin e Korçës, me pazarin dhe katedralen e saj ortodokse, dhe Kalanë e Lëkurësit, nga e cila mund të shijoni pamjet më të bukura të gjirit të Sarandës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat