13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaVapa mund t’ju dëmtojë sytë, 4 masa paraprake që duhet të merrni

Vapa mund t’ju dëmtojë sytë, 4 masa paraprake që duhet të merrni

Sezoni i verës vjen me valë të padurueshme të nxehtit që ndikojnë jo vetëm në shëndetin e lëkurës dhe flokëve por edhe në sytë tanë.

Sytë janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj papastërtive, ndotjes, ajrit të ngrohtë dhe rrezeve të diellit dhe të gjitha këto mund t’i rrezikojnë sytë. Njësoj si mbrohen lëkura dhe flokët, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për sytë tanë. Një nga problemet më të zakonshme të syve me të cilat përballen njerëzit gjatë valës së të nxehtit është tharja e syve.

Megjithatë, ka probleme të tjera me të cilat mund të përballemi, si alergjitë dhe skuqjet e syve.

Vala e të nxehtit mund të përkeqësojë sëmundjet e syve

Rrezet UV janë po aq të dëmshme për sytë tanë, sa edhe për lëkurën tonë. Mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të syrit si katarakti ose të shkaktojë dëmtim të retinës.

Përveç kësaj, nxehtësia ekstreme dhe rrezet UV gjithashtu mund të shkaktojnë alergji në sytë tanë, të cilat mund të variojnë nga simptoma të lehta deri te ënjtje dhe lotim të syve.

Konjuktiviti infektiv, kur syri skuqet në një cep, është shumë e shpeshtë në këtë sezon. Gjithashtu, ekspozimi i tepër në nxehtësi mund të shkaktojë deri në verbëri.

Problemet me sytë me të cilat mund të përballemi gjatë valëve të të nxehtit

Sytë e thatë: Problemi i syve të thatë është shumë i zakonshëm gjatë verës për shkak të lagështirës së ulët në atmosferë, nxehtësisë ekstreme dhe përdorimit të kondicionerëve.

Simptomat mund të jenë skuqje në sy, dhimbje, lotim i syve dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Infeksion: Infeksioni i syrit shkaktohet nga bakteret dhe simptomat janë ënjtje në të dy qepallat së bashku me dhimbje dhe skuqje.

Pterigum (shtresë hije në sy): rrezet e diellit mund të shkaktojnë djegie nga dielli, por gjithashtu mund të shkaktojnë një shtresë si një rrjetë nëse nuk i mbroni sytë nga rrezet e dëmshme UV.

Si të kujdesemi për sytë në verë?

-Kujdesuni për sytë ashtu siç kujdeseni për lëkurën dhe flokët tuaj.

-Lani gjithmonë duart përpara se të përdorni lentet e kontaktit.

-Shmangni fërkimin e syve.

-Mbani sytë tuaj të mbrojtur duke mbajtur syze dielli me mbrojtje UV.

-Nëse jeni duke marrë pjesë në ndonjë aktivitet në natyrë, përdorni syzet e duhura për t’iu mbrojtur sa më shumë nga dielli.

-Lajini shpesh sytë me ujë të freskët sepse kështu i mbani të hidratuar.

-Pini sa më shumë ujë

LEXO EDHE: “TeleShëndet”, aplikacioni ku bëhen bashkë këshillat mjekësore, diagnozat, recetat dhe uljet në spitalet e klinikat më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat