12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiValët e të nxehtit i kanë kushtuar ekonomisë botërore triliona dollarë humbje

Valët e të nxehtit i kanë kushtuar ekonomisë botërore triliona dollarë humbje

Temperaturat e larta për shkak të ndryshimeve klimatike kanë sjellë humbje masive ekonomike.

Të dhënat janë bërë të ditura në një studim të Dartmouth, publikuar në fund të tetorit në revistën Science Advances me fokus valët e të nxehtit për shkak të ngrohjes globale. Pikërisht këto veçori i kanë kushtuar ekonomisë botërore triliona dollarë, humbja më e madhe që prej viteve 1900.

Justin Mankin, profesor gjeografie, ka kombinuar të dhënat ekonomike të disponuara për të gjitha shtetet në botë, me temperaturën mesatare për çdo rajon në çdo vit.

Në studim është zbuluar se nga viti në vit për periudhën 1992 deri në 2013, valët e të nxehtit përkonin statistikisht me ndryshimet në rritjen ekonomike dhe rreth 16 trilionë dollarë humbën nga efektet e temperaturave të larta në shëndetin e njeriut, produktivitetin dhe prodhimin bujqësor.

Gjetjet theksojnë nevojën e menjëhershme për politika dhe teknologji që mbrojnë njerëzit gjatë ditëve më të nxehta të vitit, veçanërisht në tropikët dhe hemisferën e Jugut ku ndodhen kombet më të ngrohta dhe më të cënueshme ekonomikisht në botë, raportojnë studiuesit.

Studimi, “Efekti globalisht i pabarabartë i nxehtësisë ekstreme në rritjen ekonomike”, është ndër të parët që shqyrton në mënyrë specifike se si valët e të nxehtit ndikojnë në prodhimin ekonomik.

Modelet klimatike dhe hulumtimet e mëparshme kanë përfshirë valët e të nxehtit midis ngjarjeve të tjera ekstreme që rezultojnë nga ndryshimet klimatike, të tilla si përmbytjet më të shpeshta dhe intensiteti më i madh i stuhisë.

Por valët e të nxehtit kanë një nënshkrim unik. Ato ndodhin në periudha më të shkurtra kohore se thatësirat dhe temperaturat e ditëve më të nxehta të vitit parashikohet të rriten shumë më shpejt se temperatura mesatare globale pasi aktiviteti njerëzor vazhdon të nxisë ndryshimet klimatike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat