13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit dhe gama e gjerë e produkteve...

Rëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit dhe gama e gjerë e produkteve të SIGAL UNIQA

Sigurimi i shëndetit është një e drejtë dhe një domosdoshmëri. Pyetja nëse duhet të zgjidhni sigurimin privat të shëndetit apo të mbështetetmi vetëm tek sistemi publik i kujdesit shëndetësor nuk është gjithmonë një pyetje e thjeshtë për t’iu përgjigjur.

Mbulimet e përfshira, kostot e primeve të sigurimit, kompleksiteti dhe varietetet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara janë vëtëm disa nga faktorët që duhet t’i mendojmë.

Për t’ju ndihmuar që të kuptoni më mirë, qartë dhe saktë se çfarë përfshihet në Sigurimin Privat të Shëndetit, ju sjellim më poshtë, të detajuara, çfarë përfitojnë qytetarët që zgjedhin ti besojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

Çfarë është Sigurimi Privat i Shëndetit?

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë pajijsje të fjalës së fundit të teknologjisë që diagnoza dhe trajtimi të mos jenë një rastësi fatlume të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit?

  • SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive. Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga
  • check up-i vjetor rutinë
  • trajtimet spitalore
  • trajtimet ambulatore
  • medikamentet
  • Trajtimet rehabilituese me fizioterapi
  • shërbmin emergjent mjekesor dhe kostot e transportit për në spital
  • Kujdesin për sytë, dhëmbët dhe në kuadër të ndjekës së shtatzanisë
  • Mbulim për rastet e diagnostikuara me COVID 19 që trajtohen në formë spitalore apo në shtëpi

 JETË PLUS

Nëse sigurimi I shëndetit në tërësi është një sigurim për cdo sëmundje, ai Jetë Plus në vecanti, është një mbulim me prim më ekonomik që I dedikohet vetëm sëmundjeve tepër të rënda dhe që kërkojnë trajtim të kushtueshëm

Cilat Sëmundje mbulon “Jetë Plus”?

  • Tumoret malinje (kanceri)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Kjo policë sigurimi mundëson:

  • Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  • Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.

A i mbulon shpenzimet jashtë spitalit? Po

–   Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron

–  Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron

–  100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit

Për t’u siguruar duhet të paguash një tarifë vjetore që varion nga 200 deri në 300 euro/vit. 

KARTAT E SHËNDETIT SIGAL

  1. KARTA STANDARD

Mbulim deri në 20.000 Euro

  • Check UP
  • Diagnostikim
  • Trajtim mjekësor
  • Kujdes për shikimin
  • Kujdesi për dhëmbët
  • Rehabilitim me fizioterapi
  • Mjekimi me ilaçe
  • Sigurim në udhëtim
  • Sigurim jete nga aksidentet

Sigurim për punonjësit: 1.5 Euro në ditë

Sigurim për familjen: 2 Euro në ditë/person

Mbulimi: Spitale dhe klinika private në të gjithë territorin e Shqipërisë

2. KARTA SILVER

Mbulim deri në 150.000 Euro

  • Check Up (Brenda dhe jashtë Shqipërisë)
  • Diagnostikim
  • Trajtim mjekësor
  • Kujdes për shikimin
  • Rehabilitim me fizioterapi
  • Mjekimi me ilaçe
  • COVID-19
  • Sigurim në udhëtim
  • Sigurim jete nga aksidentet
  • TeleShëndet FALAS

Sigurim për punonjësit: 1.5 Euro në ditë

Sigurim për familjen: 2 Euro në ditë/person

Mbulimi: Spitale dhe klinika private në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Ballkan

3. KARTA GOLD

Mbulim deri në 500,000 Euro

  • Kujdes parandalues
  • Diagnostikim
  • Trajtim mjekësor
  • Kujdes për shikimin
  • Kujdes për dhëmbët
  • Rehabilitim me fizioterapi
  • Trajtimi për shëndetin mendor
  • Trajtim për sëmundjet e rënda (psh. Tumoret Malinje)
  • Mjekimi me ilaçe
  • COVID-19
  • Sigurim në udhëtim
  • Sigurim jete nga aksidentet
  • TeleShëndet FALAS
  • Paketa Jetë Plus është falas

Sigurim për punonjësit: 3 Euro në ditë

Sigurim për familjen: 4 Euro në ditë/person

Mbulimi: Spitale dhe klinika private në të gjithë territorin Në të gjithë botën

 LEXO EDHE: Covid-19 dhe plakja e popullsisë do shtojnë rastet me kancer/ “Jetë Plus” nga SIGAL, zgjidhja e duhur

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë sigurimesh nga aksidentet, duke përfshirë jo vetëm mbulim për kategoritë me më pak risk, sic janë pozicionet e punës me pak risk, por edhe për kategoritë më tepër të riskuara ndaj aksidenteve sic janë kategoria e punëve manual (psh ndërtim) apo aktiviteteve të ekspozuara ndaj aksidenteve si psh. Sportistët.

Nëse ju paguheni 6,000 Euro në vit (psh pagë mujore 500 Euro) dhe nëse ju pësoni një aksident, që ju pamundëson të vazhdoni të punoni, ju duhet të keni patjetër një sigurim jete nga aksidentet për një shumë minimalisht 50,000 Euro. Në mënyrë që në rast invaliditeti apo fatkeqësie ju ose familja juaj të mos vuajë humbjen e të ardhurave nga mungesa e punësimit

Për të pasur një mbulim të tillë, ju duhet të paguani një tarifë vjetorëe 100 deri në 150 Euro në vit për person.

 SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Sigurimi Shëndet në Udhëtim mbulon sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, duke u kujdesur që të keni gjthmonë garanci fiannciare nëse ju pësoni një urgjencë.

Përmes këtij sigurimi SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimit (brenda ose jashtë Shqipërisë).

 LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe BLIJENI ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/shendet-ne-udhetim/

LEXO EDHERasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

 Shërbimi TELESHËNDET

Me shërbimin “Teleshëndet” ju do ta keni mjekun gjithmonë dhe kudo me vete!

Kur të jeni sëmurë dhe të keni nevojë të shihni një mjek, Teleshëndet do të jetë aty për ju, në dispozicion 24/7!

Mjekët tanë të liçensuar do t’ju ndihmojnë me këshilla mjekësore, do ju lëshojnë recetën apo do ju lexojnë përgjigjet e analizave në kohë reale.

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

SHKARKONI FALAS APLIKACIONIN TELESHËNDET në App Store OSE Play Store

BLINI SHËRBIMIN TELESHËNDET ONLINE në https://sigal.com.al/teleshendet/  ose, pranë çdo pike shitje të SIGAL UNIQA në qytetin ku jetoni.

“Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri i Shëndetësisë, Drejtori i Spitalit apo mjeku apo infermieri i turnit që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar, e cila i kompenson gjithçka konform kontratës që kanë lidhur palët”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Grupit SIGAL, Z. Avni Ponari

LEXO EDHEDrejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Evropën Juglindore/ “Finance Central Europe” vlerëson Avni Ponarin me dy çmime prestigjoze

Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh një sëmundje, kur nuk e parandalon dot, të paktën ji i siguruar për të.

Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat