11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi vijon rritjen, hyrjet e të huajve në shkurt ishin 55.4% më...

Turizmi vijon rritjen, hyrjet e të huajve në shkurt ishin 55.4% më shumë se një vit më parë

Shkurti ka qartësuar e më tej panoramën pozitive të turizmit që po paralajmërohet gjerësisht nga turoperatorët.

Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e dytë të vitit rritje me 55.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Sipas publikimit, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2024, janë 981.295.

Ky tregues rezulton me një rritje 41,1%, krahasuar me Shkurt 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024, janë 1.002.781, duke shënuar një rritje me 44,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 500.756. Ky numër është rritur me 29,8%, krahasuar me Shkurt 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 480.539. Ky numër është rritur me 55,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, raporton INSTAT.

Ndërkohë sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024 janë 507.095.

”Krahasuar me Shkurt 2023, ky tregues është rritur me 30,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2024, janë 495.686. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 63,4%”.

Sipas INSTAT në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas.

Lidhur me arsyet gjatë shkurt 2024 kanë shënuar rritje hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale me 55,4%;  për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 56,9%; për biznes dhe qëllime profesionale me 53,9%.

Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediat ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësive në turizëm/ Ponari në “Premium Channel”: Bazë ligjore për ti bërë këto siguracione më të prekshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat