21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguria në rrugë/ ARRSH, 83.3 mln lekë tender për eleminimin e pikave...

Siguria në rrugë/ ARRSH, 83.3 mln lekë tender për eleminimin e pikave të zeza

83.3 milionë lekë është vlera e një procedure prokurimi publik, që pritet të hapet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, raporton SCAN TV.

Ende nuk dihet se cilat janë vendet e evidentuar si burim aksidenti, ndërkohë që tenderi parashikohet të hapen në muajt në vijim, duke përcaktuar elementët e sigurisë dhe ndërhyrjet përkatëse që do të kryhen.

Në fakt, nevoja për rritjen e sigurisë në rrugë është e madhe, duke marrë në konsideratë se numri i aksidenteve dhe i personave të aksidentuar pësoi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit që shkoi u shënuan 1285 aksidente rrugore, apo 10.3% më shumë në raport me vitin 2022, ku u shënuan 1165 aksidente. Nga këto aksidente, në vitin 2023 mbetën të vrarë apo të plagosur 1731 qytetarë, ndërsa në vitin 2022, 1599 qytetarë.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: Mesatarja ditore ka qenë 46, këtë vit është 50. Janë dëme të mëdha

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat