19.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e akomodimit për pushimet verore, krahasimi i Shqipërisë me Europën

Çmimet e akomodimit për pushimet verore, krahasimi i Shqipërisë me Europën

Me ngrohjen e motit dhe me ardhjen e diellit përvëlues, çdo vit, familjet dhe shoqëria nisin gjithashtu debatin e zakonshëm; ku t`i bëjnë pushimet? A ja vlen Shqipëria? Po çmimet?

Në vijim edhe të publikemeve të kaluara mbi këtë temë, “Scan Intel” ka vijuar hulumtimin për të kuptuar se çfarë çmimesh ofron Shqipëria për akomodim në stinën e verës, krahasuar me destinacionet e tjera europiane, ato bregdetare?

Për këtë analizë kemi marrë në hulumtim 10 shtete të ndryshme, bazuar në çmimet e listuara të akomodimeve në platformën globale “Airbnb”, ku nuk janë të listuara vetëm apartamente apo shtëpi, por edhe dhoma hotelesh apo strukturash të ngjashme akomoduese, të cilat në total japin një panoramë të përafërt të çmimeve të akomodimit në shtete të ndryshme. Ashtu si edhe herët e tjera, kërkimi në këtë platformë është bërë për datën 15 korrik të këtij viti, për 2 persona.

Ndër 10 shtetet e marra në analizë, rezulton se Shqipëria është më e lira, me një çmim mesatar akomodimi për natë prej $69. Në renditje ndjek Turqia, me një çmim mesatar prej $73, dhe Mali i Zi në vend të tretë me një çmim mesatar prej $80 për natë qëndrimi. Portugalia pozicionohet në vend të katërt dhe Greqia e pesta, me nga $114 dhe $116 respektivisht. Tre vendet më të shtrenjta ndërkohë mbahen nga Franca, me $149 mesatarisht natë qëndrimi, Italia me $151 dhe Malta me $156.

LEXO EDHE: Shëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS…/ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

Këto të dhëna i referohen akomodimeve të listuara në “Airbnb” në datat e sipërpërmendura në lokacionet e vendosura në të gjithë territorin e shtetit përkatës.

LEXO EDHERasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat