16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave

Zjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave

Shqipëria po bëhet gati të çelë një sezon tjetër të ri; jo turistik, por atë të zjarreve. Vitet e fundit, vendi po përballet gjithnjë e më shumë më sfidën e shuarjes së tyre, çka ngre vazhdimisht pikëpyetjen se sa i përgatitur eshtë vendi për t’i përgjigjur kësaj natyre emergjence të përvitshme.

Parashikimet klimatike tregojnë se problematika e zjarreve do të jetë një problematikë serioze edhe këtë vit, sikurse ka ndodhur në vitet e fundit.
Banka Botërore ka paralajmëruar se Ballkani dhe Shqipëria do të duhet të përballen gjithnjë e me shumë me raste emergjencash civile, ku kryesojnë përmbytjet dhe zjarret. E në këtë kontekst, është kërkuar vazhdimisht marrja e masave parandaluese dhe reaguese.
Një raport diagnostikues i Bankës Botërore për përgatitjen që Shqipëria ka për emergjenvat dhe për përgjigjen ndaj tyre, evidenton se vitet e fundit Shqipëria ka forcuar sistemin e mbrojtjes civile, por sërish përballet me mangësi serioze në këtë drejtim.
Të gjithë sektorët kryesorë të emergjencave civile në Shqipëri vuajnë nga mungesa e pajisjeve. Ambulanca për shërbime emergjente, zjarrfikëse me pajisje për të gjitha llojet e shpëtimit nga zjarri, pajisje trajnimi, dhe pajisje shpëtimi për ekipe të ndryshme specifike janë jashtëzakonisht të kufizuara ose kanë nevojë për zëvendësim.
Investimi në pajisje duhet të bazohet në ndërveprueshmërinë dhe standardet evropiane. Pajisjet ekzistuese janë marrë si donacione nga burime të ndryshme dhe si rezultat, mes tyre nuk ka ndërveprim për mospërputhje sistemesh”, shkruhet në raport.
Sa i përket zjarreve, në këtë raport rezulton se në Shqipëri ekzistojnë aftësi të kufizuara për shuarjen e tyre në terrenet e vështira malore.

Më tej, raporti evidenton se një nga mangësitë kryesore të sistemit të emergjencave civile është mungesa e pajisjeve për shuarjen e zjarreve, pasi një pjesë e tyre është e vjetëruar ose mungon fare.

Shumica e zjarrfikëseve të Shqipërisë, evidentohet në raport, janë donacione dhe kanë më shumë se 60 vite që janë prodhuar e që kanë probleme me mirëmbajtjen.

Për të ngritur një sistem të fortë zjarrfikës dhe shpëtues që mund të mbulojë të gjithë skenarët realist të katastrofave në vend, nevojitet një investim domethënës”, shkruhet më tej në raport.

Gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milion dollarë. Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Fondi ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

LEXO EDHETë humbasësh pasurinë e një jete vetëm për 1 euro m²?! Pse nevojitet Sigurimi nga Zjarri dhe ç’ofron SIGAL UNIQA

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat