10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTragjedi në ujërat greke/Fundoset anija me refugjatë, 4 viktima

Tragjedi në ujërat greke/Fundoset anija me refugjatë, 4 viktima

Një varkë me dhjetëra emigrantë është fundosur në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi duke lënë të paktën 4 të vdekur.

Njoftimi i bërë i ditur nga roja bregdetare bën me dije se rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg.

Tashmë ka nisur edhe operacioni i shpëtimit për emigrantët ku vetëm një ditë më parë një tjetër varkë u fundos duke lënë 3 të vdekur.

Varka u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros ku në bordin e saj ishin dhjetëra njerëz të cilët ende nuk janë gjetur.

Aksidentet detare ndodhin në përpjekjen e emigrantëve për të arritur në territorin e Greqisë ose Italisë.

Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, por nuk ka një shifër zyrtare të numrit të personave që kanë humbur jetën.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat