15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetToka nuk gjen qetësi, tërmete në Itali dhe Turqi

Toka nuk gjen qetësi, tërmete në Itali dhe Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar në orën 23:52 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Campobasso-s në Itali.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ishte në një thellësi prej 23 km dhe një epiqendër afër Montaganos.

Në disa komuna janë raportuar çarje në mure. Në Campobasso pati skena paniku në rrugë, trafik në rritje, frikë e madhe, njerëz me pizhame. Parkingjet dhe vendet e pushimit u mbushën nga banorët të cilët me me çanta dhe batanije vendosën të kalonin natën jashtë nga frika e kthimit në shtëpi. Disa kryetarë bashkie kanë vendosur të mbyllin shkollat ​​për të mërkurën.

Sipas Mbrojtjes Civile, për momentin, nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende, por ka shumë frikë te banorët.

Përveç Molise, tronditja është ndjerë edhe në disa zona fqinje të Campanias, Puglias, Abruzzos dhe Lazios.

Ndërkohë një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka ndodhur në lagjen Buça të Izmirit. Në deklaratën e bërë nga AFAD, mësohet se tërmeti ka ndodhur në orën 23:51 në një thellësi 9.23 kilometra.

LEXO EDHERreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat