16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEurostat: 1 në 10 shqiptarë nuk ka mundësi për kujdes shëndetësor

Eurostat: 1 në 10 shqiptarë nuk ka mundësi për kujdes shëndetësor

Shqiperia është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që raportojnë se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, sipas të cilit, gjatë vitit 2020 janë 10.6% e shqiptarëve, të cilët nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor.

Këto nevoja të paplotësuara vijnë për disa arsye, si ato financiare, listës së gjatë të pritjes nëpër qendrat shëndetësore apo edhe për arsye gjeografike, pra largësia e qendrave shëndetësore nga vendbanimi i personave të anketuar. Theksojmë se nevojat e paplotësuara të vetëraportuara kanë të bëjnë me vlerësimin e vetë personit nëse ai ose ajo kishte nevojë për ekzaminim ose trajtim mjekësor (ku përjashtohet kujdesi dentar) por nuk e kishte ose nuk e kishte kërkuar atë.

Sipas shifrave kjo normë e rendit Shqipërinë vendin e dytë në Europë, ndërkohë në vend të parë pozicionohet Estonia me 13% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor.

LEXO EDHEIndeksi i Kujdesit Shëndetësor/ Tirana, mes 11 qyteteve me kujdesin më të dobët

Pas Shqipërisë, në vend të tretë pason Greqia me 6.5% dhe Finlanda me 5.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.9%.

Nëse do të merrnim në analizë vendet e rajonit të dhënat tregojnë se pas Shqipërisë renditet Serbia me 3.8% të personave, të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Serbisë gjejmë Malin e Zi me 2.1%, ndërkohë pasohet nga Maqedonia e Veriut, e cila është poshtë mesatares së BE-së, me 1.7%.

Norma e popullsisë që raporton nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor

Sipas shifrave kjo normë e rendit Shqipërinë vendin e dytë në Europë, ndërkohë në vend të parë pozicionohet Estonia me 13% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Shqipërisë, në vend të tretë pason Greqia me 6.5% dhe Finlanda me 5.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.9%.

Nëse do të merrnim në analizë vendet e rajonit të dhënat tregojnë se pas Shqipërisë renditet Serbia me 3.8% të personave, të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Serbisë gjejmë Malin e Zi me 2.1%, ndërkohë pasohet nga Maqedonia e Veriut, e cila është poshtë mesatares së BE-së, me 1.7%.

Norma e popullsisë që raporton nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor

Burimi: Eurostat

LEXO EDHE: “Sa mirë të qëndrosh në shtëpi dhe të marrësh kujdesin e mjekut”/ Çfarë mendojnë qytetarët për “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat