10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër vdekje nga Covid në Kosovë, ISHP: Rastet po shtohen! Mbani maska...

Tjetër vdekje nga Covid në Kosovë, ISHP: Rastet po shtohen! Mbani maska dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje, qytetarëve sot, të vendosin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen, pasi po konstatohet shtim i rasteve me Covid-19.

LEXO EDHENga Check Up-i deri në 500,000 Euro mbulim/ Pse shërbejnë Kartat e Shëndetit SIGAL

Në njoftimin e bërë mesditën e sotme, Instituti thekson:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;
me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.”

LEXO EDHEDy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra qytetarë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat