15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër rekord historik, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve

Tjetër rekord historik, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve

Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros.

Ditën e martë euro ka rënë përsëri poshtë kufirit të 111 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 110.6 lekë, nivel lehtësisht më i ulët se ai i mëparshmi prej 110.98 lekësh, që ishte shënuar në datën 26 prill.

Sipas burimeve nga tregu i këmbimeve valutore, situata në tregu vazhdon të karakterizohet nga prurje të mëdha të euros.

Këto prurje kanë tendencën të shtohen veçanërisht pas fundjavave, që shoqërohen me një numër të konsiderueshme vizitorësh sidomos nga Kosova dhe vendet fqinje.

Leku i fortë po ndihmon edhe një numër të konsiderueshëm të huamarrësve shqiptarë që kanë hua në euro, por që të ardhurat e tyre i sigurojnë kryesisht në lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, stoku i kredisë së pambrojtur në valutë (kredia në valutë të ndryshme nga ajo në të cilën huamarrësi siguron të ardhurat) arriti në rreth 130 miliardë lekë ose rreth 1.15 miliardë euro. Rënia në kursin e këmbimit të euros ka ulur vlerën e këstit të shprehur në monedhën vendase.

Por, forcimi i lekut po jep efekte negative në atë segment të ekonomisë që i ka të ardhurat në euro dhe shpenzimet në lekë, ku përfshihen sektorët eksportues të mallrave, shërbimeve apo familjet që përfitojnë remitanca.

Bizneset eksportuese në muajt e fundit janë shprehur gjithnjë e më të shqetësuara për efektet e zhvlerësimit të euros në biznesin e tyre dhe për këtë qëllim kanë zhvilluar në ditët e fundit takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për sa kohë që Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe vlerat e kursit reflektojnë faktorët thelbësore të kërkesës dhe ofertës në treg.

Kursi i këmbimit valutor, (përditësuar në 14:36):

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat