16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti me magnitudë 4.7 Rihter/ 22 shtëpi të dëmtuara në Klos, Xibër...

Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter/ 22 shtëpi të dëmtuara në Klos, Xibër dhe Gurrë, vijojnë pasgoditjet

22 banesa rezultojnë të dëmtuara në Klos, Gurrë dhe Xibër nga tërmeti me magnitudë 4.7 që ra mbrëmjen e së dielës me epiqendër në Xibër.

Kështu, 12 banesa në fshatrat e Klosit por dhe në qytet janë raportuar të dëmtuara. 8 të tjera janë raportuar të dëmtuara në Xibër dhe 2 në Gurrë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka patur mbledhje të Shtabit të Emergjencave në Bashkinë Klos ku u bë bilanci i dëmeve të raportuara.

LEXO EDHELëkundje të forta sizmike shkundin sërish Shqipërinë/ Sa shumë nevojë kemi për Sigurimin nga Tërmetet

Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga disa pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.

Ndërkohë pak minuta më parë, dy lëkundje të tjera sizmike me magnitudë 3.1 dhe 3.3 të shkallës rihter u regjistruan në afërsi të Burrelit, disa kilometra larg Tiranës.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat