16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti godet Bullgarinë, lëkundjet ndihen deri në Kosovë

Tërmeti godet Bullgarinë, lëkundjet ndihen deri në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka goditur Bullgarinë mesditën e sotme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ndodhet 3 km në veri-verilindje të Asenovgradit me një thellësi fokale prej vetëm 10 km.

Tërmeti u regjistrua në mesditë, ndërsa mësohet se lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Kosovë, Greqi, Serbi, Bosnje Hercegocinë, Hungari, Mal të Zi dhe Rumani.

LEXO EDHE: Tjetër lëkundje sizmike në brigjet e Mesdheut, pse nevojitet Sigurimi nga Tërmeti

Sigurimi i Pronës nga Tërmeti

Sigurimi i shtëpisë dhe çdo prone tjetër nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!

Duke pasur sigurimin nga tërmeti:

Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.

Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.

Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.

Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Statistikat që disponohen, edhe pse me marzh të lartë gabimi për sa kohë u referohemi burimeve zyrtare të Censit të vitit 2011 për numrin total të banesave në Republikën e Shqipërisë, raportojnë rreth 1,075,881 banesa/godina. Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Për një vend si Shqipëria, me ndjeshmëri të lartë të vizualizimit të dëmeve dhe pasojave që një tërmet mund të shkaktojë, sikundër ishin ato që përjetuam në nëntor 2019, këto statistika mbeten të vështira për t’u shpjeguar.

Çmimi i sigurimit?

Në SIGAL UNIQA, çmimi i Sigurimit të Pronës nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose 25 lekëp në ditë.

Me pak fjalë, “kursejmë” sa bakshishi që i lëmë një kamerieri duke rrezikuar rrënimin e pasurisë sonë e bashkë me të edhe të financave tona?!…

Mos luani me rrezikun! Siguroni Pronat tuaja…

Mos prit as ti! Merr tani një ofertë për Sigurimin e Pronës duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat