15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRajon & BotaTërmetet nuk ndalen, lëkundje në shumë vende të botës

Tërmetet nuk ndalen, lëkundje në shumë vende të botës

Një sërë tërmetesh janë regjitruar këto ditë, ku më i forti ishte në Meksikë, me magnitudë 7.5 rihter. Tërmeti shkaktoi 5 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ana tjetër kryeqytetit turk, Ankaraja u godit nga një tërmet 4.5 ballë mbrëmjes e datës 23 qershor dhe pak më vonë një tërmet 5.4 ballë goditi provincën perëndimore të Turqisë, Manisën, ku la të paktën 4 persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht banesa të prishura.

Edhe fqinji ynë Greqia nuk shpëtoi nga lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitudë 3.5 rihter goditi Janinën, përkatësisht 9 kilometra në jug të Kefalovrisit. Lëkundjet janë ndjerë deri në Sarandë.

Fatkeqësisht Shqipëria bën pjesë në zonën e nxehtë të hartës së tërmeteve në botë dhe regjistron lëkundje të herëpashershme të tokës.

Kujtojmë që dy tërmetet e mëdha të fundit, në shtator dhe nëntor sollën pasoja katastrofale për vendin tonë, me humbje jetësh dhe dëme të mëdha në banesa dhe pasuri.

Vetëm 2% e familjeve të dëmtuara rezultuan me sigurime të banesës së tyre, të cilët edhe përfituan nga kompanitë e sigurimit. Këto të fundit i dëmshpërblyen qytetarët e siguruar në vlera monetare ose iu riundërtuan shtëpitë nga e para.

Katastrofa të tilla natyrore na rikthejnë në vëmendje sesa të rëndësishme janë sigurimet, sidomos sigurimi i jetës dhe pronës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat