30.8 C
Tirana
Thursday, July 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në Voskopojë riaktivizohet, rëndësia e sigurimit të pronës nga zjarre

Zjarri në Voskopojë riaktivizohet, rëndësia e sigurimit të pronës nga zjarre

Riaktivizimi i zjarrit në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, pranë vendit të quajtur “Antenat”, si pasojë e erës së fortë, është një kujtesë se rreziku i flakëve nuk kufizohet vetëm në sipërfaqet pyjore.

Kur një zjarr në natyrë përhapet aksidentalisht dhe prek banesat, pasojat financiare për familjet mund të jenë shumë të mëdha.

Pikërisht për këto situata shërben sigurimi i pronës nga zjarri.

Nëse një zjarr i jashtëm në natyrë përhapet aksidentalisht dhe dëmton një banesë të siguruar, dëmi konsiderohet një ngjarje e mbuluar nga sigurimi i rrezikut nga zjarri, sipas kushteve të kontratës në fuqi.

Kjo do të thotë se pronari mund të përfitojë dëmshpërblim për dëmet materiale të shkaktuara në objektin e siguruar.

Për një vilë të siguruar me shumë mbulimi 7 milionë lekë, në atë zonë kadastrale ku ka rënë zjarri, primi vjetor mund të jetë rreth vetëm 3,500 lekë.

Nëse një zjarr dëmton banesën, siguruesi mund të dëmshpërblejë deri në 6.3 milionë lekë, (90% të shumë limit) në përputhje me shumën e siguruar dhe kushtet e kontratës. Një kosto relativisht e ulët vjetore mund të mbrojë familjen nga një humbje financiare shumë më e madhe.

Rëndësia e këtij sigurimi konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit të tregut. Sipas raportit 6-mujor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2026, SIGAL pagoi 144,704,000 lekë dëmshpërblime për dëmet në pronë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, duke përfaqësuar 35.49% të totalit të dëmshpërblimeve të industrisë për këtë kategori.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shumë është 28.22% më e lartë, duke treguar se dëmet në pronë vijojnë të kenë një peshë të konsiderueshme dhe se sigurimi po luan një rol të rëndësishëm në rikuperimin financiar të qytetarëve.

Në këto momente, kur autoritetet dhe ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave aktive në Voskopojë, dëshira e të gjithëve është që flakët të mos arrijnë te banesat.

Sigurime.online u uron banorëve të zonës që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të mos shkaktojë dëme në shtëpi apo prona. Në raste të tilla, sigurimi i pronës nga zjarri nuk është thjesht një dokument kontrate, por një mbrojtje konkrete financiare për familjen dhe investimin e saj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat