10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet shkatërrimtar në Kinë, të paktën 118 viktima dhe qindra të plagosur

Tërmet shkatërrimtar në Kinë, të paktën 118 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet 6.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur zonën veriore të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane të hënën, pak para mesnatës, duke lënë të vdekur të paktën 118 njerëz, dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas mediave kineze.

Autoritetet janë mobilizuar, mirëpo përpjekjet për kërkim-shpëtim janë duke u vështirësuar për shkak të temperaturave nën zero pasi një pjesë e mirë e Kinës është duke u përballur me temperatura shumë të ulëta, ditëve të fundit.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore kineze, si Gansu, e cila shtrihet në kufirin lindor të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane, zonë tektonike aktive.

Tërmeti më vdekjeprurës në Kinë, në dekadat e fundit, është regjistruar më 2008, kur një tërmet 8 ballësh goditi Siçuanin, duke lënë të vdekur rreth 70.000 njerëz.

Provinca Gansu ka ndarë 2.8 milionë banorë për qeverinë lokale për përgjigje emergjente, si dhe ka ndarë 2.600 tenda, 10.400 shtretër, shtroja dhe pajisje tjera për strehim të popullatës.

Ndonëse 72 orët e para pas tërmeteve janë kritike për shpëtim të personave nën rrënoja, tani situata është më e rëndë, pasi në Gansu temperaturat janë në deri -14 gradë Celsius.

Disa linja të rrymës, ujit, transportit dhe komunikacionit janë dëmtuar rëndë.

LEXO EDHE: Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri/ Ende pyesni ‘më duhet apo jo Sigurimi i Shtëpisë?!’

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat