20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet fabrika e vajit në Vaqarr/ Sigurimet që i nevojiten një biznesi

Digjet fabrika e vajit në Vaqarr/ Sigurimet që i nevojiten një biznesi

Vijojnë rastet e zjarreve, jo vetëm në banesa por edhe në biznese.

Pasditen e sotme një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët duke lënë pas dëme të mëdha materiale.

Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Çfarë duhet të sigurojë një biznes?

Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit.

Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, kompania e sigurimit mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë.

Sigurimi i Flotës së Automjeteve

Sigurimin vullnetar i automjetit KASKO është ai sigurimi cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme.

Çfarë mbulon KASKO?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

Siguroni biznesin tuaj, mbroni investimin tuaj

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme. Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm.

Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

Merrni tani një ofertë duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat