18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet i fortë në Itali, lëkundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Tërmet i fortë në Itali, lëkundjet ndihen edhe në vendet fqinje

EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë.

Sipas njoftimit bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat vendase.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda me zjarrfikësit që kanë marrë dhjetëra thirrje, por ende nuk ka raportime për dëme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat