8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë sigurosh të ëmblën dhe të shtrenjtën shtëpi për vetëm 25 Lekë...

Të sigurosh të ëmblën dhe të shtrenjtën shtëpi për vetëm 25 Lekë në ditë

Me rritjen e çmimeve muaj pas muaji blerja e një apartamenti është shndërruar në një prej investimeve tona më të rëndësishme.

Mundi i një jete të tërë pune, brenda apo jashtë vendit, shkon për blerjen e tij.

Por bashkë me çmimet janë rritur edhe rreziqet.

Sipas organizmave ndërkombëtare, Shqipëria rënditet si vendi më i rrezikuar në Evropë për fatkeqësitë natyrore, siç janë edhe tërmetet. Dhe ne si popull këtë e provuam në shtator dhe nëntor 2019.

Por ky nuk është rreziku i vetëm që i kanoset pasurisë sonë, qoftë banesë apo biznes.

Imagjinoni nëse shtëpia juaj merr flakë. Ne thuajse çdo ditë dëgjojmë për bombola gazi që shpërthejnë. Kështu ne, jo vetëm që do të humbasim shtëpinë por gjithashtu do të rëndohemi financiarisht dhe emocionalisht.

Pa sigurimin e duhur të shtëpisë, ne do të mbetemi duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë. Sigurisht, sigurimi i shtëpisë mund të na mbrojë edhe nga gjërat më të zakonshme si rrjedhjet e tubave dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara, kështu që një mbulim gjithëpërfshirës na ndihmon të mbrojmë shtëpinë, investimin më të madh të jetës sonë.

Por nuk duhet të harrojmë se mbrojtja e shtëpisë tuaj fillon me sigurimin e duhur.

Por sa kushton?

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, e ofron këtë shërbim duke nisur nga 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë.

Kaq pak kushton Sigurimi i Shtëpisë ndaj mos prit as ti. Siguroje banesën tënde dhe mos mendo për lekët kur të ndodhë e papritura.

Të duhet më shumë informacion? Shkruaj në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë Online me SIGAL UNIQA/ Thjesht, Shpejt dhe me plot përfitime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat