19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë parët në Europë për fluturimet/ “ACI EUROPE”: Rritje me 117% gjatë...

Të parët në Europë për fluturimet/ “ACI EUROPE”: Rritje me 117% gjatë 2023-shit krahasuar me 2019-ën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” kryeson aeroportet e Europës per fluksin e pasagjerëve.

Sipas të dhënave nga këshilli ndërkombëtar i aeroporteve të Europës, Rinasi ka pësuar rritje me 117% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë.

Sipas operatorëve turistikë për këtë fluks kanë ndikuar një sërë faktorësh.

E mbani mend që për të shkuar në Itali apo vendet e europës kishte bileta që shkonin në 300 euro. Futja e linjave të lira ndryshoi situatën. Pastaj kemi parasysh që shqiptarët kanë shumë njerëz jashtë. Dhe shkojnë udhëtojnë. Edhe qytatrët e huaj filluan të vinë në Shqipëri për ta eksploruar si vend i pazbuluar më parë.

Shqipëria pësoi një bum të madh turistik gjatë vitit që lam pas, i cili u mbyll me 10 milionë turistë.

Për vitin 2024 tendencat duket se janë pozitive, pasi në janar mbi 600 mijë pasagjerë u regjistruan në Rinas, duke shënuar një rritje më shumë se 92 mijë udhëtarë krahasuar me janarin e vitit të shkuar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” është porta më e madhe hyrëse në Shqipëri.

Në vitin 2023 në aeroport u përpunuan 7.26 milionë pasagjerë. Objektivi është që ky rekord të thyhet gjatë 2024 me 8.4 milionë.

LEXO EDHE: Gjatë 2023-shit të gjithë udhëtuan me SIGAL UNIQA/Rreth 70% e shqiptarëve i besuan shëndetin kompanisë shqiptaro-austriake

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat