13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjatë 2023-shit të gjithë udhëtuan me SIGAL UNIQA/Rreth 70% e shqiptarëve i...

Gjatë 2023-shit të gjithë udhëtuan me SIGAL UNIQA/Rreth 70% e shqiptarëve i besuan shëndetin kompanisë shqiptaro-austriake

Udhëtimet jashtë vendit janë shtuar vitet e fundit duke bërë që shumë shqiptarë të udhëtojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës për turizëm, punë apo studime.

Dhe për cilindo që del jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë, përveç pasaportës dhe dokumenteve të tjera, kërkohet edhe Sigurimi “Shëndeti në Udhëtim”, i cili na mbron financiarisht ndaj çdo sëmundjeje apo aksidenti të paparashikueshëm.

Por cila është kompania e sigurimit që i besohet më shumë ky produkt?

Pa dyshim, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania shqiptaro-austriake vijon të jetë preferenca e parë e çdo qytetari shqiptar që udhëton jashtë Shqipërisë, për punë, studime apo turizëm.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për vitin 2023, mes 8 kompanive të Sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA kryeson edhe në këtë produkt sigurimi duke zënë mbi 69% të totalit të tregut.

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare/ Kompania më e besuar e sigurimeve në Shqipëri edhe për 2023-shin

Çfarë mbulon Sigurimi “Shëndeti në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare
  • Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit
  • Vonesë bagazhesh
  • Teleshëndet

SIGURACIONI “SHËNDETI NË UDHËTIM” EDHE ONLINE

Edhe pse është mjaft i nevojshëm, shumë prej nesh mund të kujtohet pak para nisjes së udhëtimit. Për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria ofron edhe mundësinë e blerjes online.

Mjafton një celular, akses në internet dhe në pak minuta polica e sigurimit mbërrin në e-mailin tuaj.

BLINI ONLINE SIGURACIONIN SHËNDET NË UDHËTIM KËTU në çdo moment të ditës që dëshironi, shpejtë, thjeshtë dhe sigurt.

PSE SIGAL UNIQA?

Pagesa në kohë e dëmeve, shërbimi me korrektësi ndaj klientëve pasi çdo klient është i rëndësishëm për kompaninë, novacioni dhe risitë e vazhdueshme e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria-n, që edhe pas 25 vjetësh në treg, të jetë emri më i preferuar për ti besuar jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Me mbi 100 milionë euro prime vjetore, Grupi “SIGAL UNIQA” është i vetmi që ofron çdo klasë sigurimi dhe i pari në blerjen online të siguracioneve.

Grupi numëron mbi 1.2 milion klientë, mbi 2200 punonjës dhe agjentë dhe mbi 1200 zyra në 3 shtete, shifra që e bëjnë lider të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Mbi 500 milionë euro dëmshpërblime gjatë këtyre viteve janë dëshmia më e fortë se SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur si të fitojë besimin e individëve dhe bizneseve e të jetë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë.

LEXO EDHE: Arma më e fortë e kompanisë/ SIGAL UNIQA, rreth 15 milionë Euro dëme të paguara gjatë 2023-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat